Nismës ‘Gati për Shqipërinë’ vijojnë që t’i bashkohen të rinj të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht, të cilët duan që të kontribuojnë për zhvillimin e vendit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale edhe prezantimin e disa aplikantëve të cilët shprehin interesin për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare.

‘Besoj se e keni ndjekur këtë proces ne sot bëjmë një kontakt të parë dhe më pas do të ketë një konakt të dytë me ministrat e fushës.’- tha Rama.

Kujtojmë se pas fitorës në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama shpalli nismën ‘Gati për Shqipërinë’ ku u ka kërkuar të rinjve ekselentë në Shqipëri dhe jo vetëm, ide dhe plan për qeverisjen në mandatin e tretë.

Qindra të rinj i janë bashkuar tashmë nismës ‘Gati për Shqipërinë’, të shpallur nga kryeministri Edi Rama, të cilët do të kontribuojnë për vendin për mandatin e tretë qeverisës.

Aplikimet në platformën “Gati për Shqipërinë” vijojnë dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri.