Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të martë bashkëbisedimin online me aplikantët për nismën “Gati për Shqipërinë”.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , Rama shprehet se ky cikël sesionësh online sipas fushave përkatëse mundëson njohjen me të rinjtë duke krijuar forma të ndryshme bashkëpunimi me ta.

Po ashtu ai ka falënderuar të gjithë aplikantët që janë bërë pjesë e këtij cikli sesionesh. “Ju falënderoj për besimin që na keni treguar”, u shpreh Rama.