Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka patur një takim me punonjës të bashkisë, kryetarët e Njësive, drejtuesit e sektorëve të ndryshëm të bashkisë.

Arbana i drejtohet administratës: “Asnjë nuk është imun dhe askush nuk mund ta përdorë emrin tim për të shkelur ligjin.
Jam zgjedhur për t’i shërbyer qytetarëve dhe nuk do të jem kurrë ndikues në punën tuaj. Çdo shkelje e bërë apo nëse do bëni përgjegjësia do jetë individuale për këdo”.
Shpresoj shume që çdo punonjës të tregohet në lartësinë e duhur në profesionin e vet. Në çdo rast abuziv inkurajoj çdo organ ligjzbatues të nisë nga unë e deri tek punonjësi më i thjeshtë i bashkisë.

Ndër çështjet e trajtuara në mbledhje ishin:

1- Procedurat e Prokurimit Publik
2- Rregjistrimi i tokës buqësore
3- Ndërtimet pa leje
4- Rindërtimi
5- Bashkëpunimi me policinë për evidentimin e ndonjë rasti sporadik të abuzimeve nëse dikush tenton të mbjellë kanabis.
6-Kodi etikës, shërbim cilësor dhe korrekt ndaj cdo qytetari.

Gjatë kësaj mbledhje kryebashkiaku Arbana është shprehur:

“Detyra ime si kryebashkiak është t’i shërbej qytetarëve të Shijakut, banorëve të Njësive Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.
Është shumë e rëndësishme kur dikush të beson se mund t’i përfaqësosh me drejtësi dhe integritet.
Ju keni privilegjin që mbani këto vende pune në shërbim të qytetarëve, privilegj të cilin nuk duhet ta cënoni kurrësesi.

Nëse mes jush është dikush që mundohet të përpiqet të bëjë veprime abuzive ndaj detyrës që i është besuar, toleraca nga ana ime dhe e partisë socialiste është zero.

Duhet të punoni me përgjegjësi morale dhe ligjore sepse po jua theksoj, askush nuk është imun nëse abuzoni.
“Çdo qingj varet nga këmbët e tij”- thotë populli.
Përgjegjësia e çdo punonjësi administrate është individuale.

Personalisht as nuk e kam çuar ndër mend që të ndikoj tek asnjëri nga ju dhe kurrë s’kam ndërmend ta bëj, sepse parimi im kryesor është të jem i drejtë përpara çdo banori të Shijakut dhe përpara ligjit.

Korrupsioni dhe rryshfeti të çojnë në një rrugë pa krye, në një errësirë nga e cila nuk mund të dalë askush, për këtë unë kam zgjedhur dritën për Shijakun dhe deri tani mesa kemi punuar po e nxjerrim në dritë qytetin pas sfidës së tërmetit.

Dhe meqë jemi te Rindërtimi theksoj se kemi qenë transparet dhe brenda të gjitha rregullave, pa favorizuar askënd në vlerësimin e çdo dosje të skanuar.
Në bashkinë e Shijakut i gjithë procesi është prokuruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si njësi prokurimi, zbatimi, supervizimi dhe marrjen në dorëzim për të gjitha pallatet, banesat individuale, shkollat dhe infrastrukturën rrugore.

Si përgjegjës për menaxhimin e taksave që i marrim banorëve të Shijakut veproj me transparencë të plotë dhe refuzoj çdo lloj mbrojtje ndaj kujtdo që nuk zbaton rregullat dhe ligjet.

Deri tani kemi bërë shumë punë të mira, të domosdoshme dhe jetike për të lehtësuar jetën e përditshme të qytetarëve tanë, por kjo nuk mjafton. Duhet seriozitet maksimal për t’i shërbyer njerëzve.
Do të jem në monitorim të vazhdueshëm të performacës tuaj të punës, për të rritur nivelin e qeverisjes tonë vendore.

Konkretisht çështja e parë ku doja të ndalesha janë PROKURIMET PUBLIKE.
Ka një paketë të re ligjore për prokurimet dhe në bazë të saj duhet vëmendje e plotë dhe reagim i menjëhershëm për të vepruar me shpejtësi, transparencë dhe cilësi.

Nuk duhet askush të përdorë pushtetin që të favorizojë dikë në dëm të dikujt tjetër. Kjo nga ana ime do të jetë e patolerueshme dhe ndëshkuese.
U tha qartë në mbledhjen që patëm që për çdo abuzim do të ketë një hetim administrativ dhe më pas hetim penal nga SPAK.
Unë si kryetar bashkie dhe ju si punonjës të administratës jemi përgjegjës direkt për mirëmenaxhim apo keqmenaxhim të fondeve publike.
Fondet publike vijnë nga taksat e qytetarëve. Çdo keqpërdorim i fondeve publike është abuzim me paratë e qytetarëve që na kanë besuar t’i përfaqësojmë sa më denjësisht.

Çështja e dytë ka të bëjë me RREGJISTRIMIN E TOKËS BUJQËSORE , e cila është një domosdoshmëri dhe punë që duhet kryer sa më parë.
Ky do të jetë një proces prioritar për ne. Nuk ka më asnjë justifikim nëse do të ketë vonesa. Rregjistrimi i tokës bujqësore është një sfidë që duhet fituar dhe realizuar.

Duhet të kemi si objektiv që brenda një muaji të mund të përfundojmë rregjistrimin e tokës buqësore. T’i përveshim mëngët punës duke nisur që nga sot, Drejtoria e Buqësisë të bashkëpunojë me arshivën dhe kryetarët e Njësive Administrative për të përfunduar çdo procedurë që na takon për rregjistrimin e tokës buqësore.
T’i çojmë siç duhet dokumentat në Kadastër që mos të bëhemi ne shkak për frenimin e punës, përkundrazi të jemi nxitës të një procesi që nuk është realizuar për tre dekada dhe vetëm me vullnetin tonë dhe Kryeministrit mund ta zgjidhim.

Nuk duhet të ekzistojë më pyetja: “Pse fermerët nuk marrin tokën?” Duhet t’i rrimë 24 orë mbi kokë kësaj pune.
Fshati nuk duhet të ndjehet kurrësesi i braktisur. Është thelbësore nevoja që fermeri të ketë dokumentin ligjor për tokën që i takon dhe punon çdo ditë.

Ashtu sic kam bërë nga dita e parë që jam në këtë pozicion për t’i shërbyer çdo shijakasi brenda ligjit dhe për të bërë më të mirën për qytetaret e mi, ashtu duhet të kemi vullnetin për ta çuar përpara Shijakun aty ku duhet dhe ku meriton të jetë.

Dhe mos harroni, emrin tim nuk mund ta përdorë askush nga ju. Të gjitha takimet, mbledhjet, vendimet me ju i kam të protokolluara dhe të shkruara.
Nëse duam ta çojmë përpara Shijakun drejt një perspektive të mirë këtë duhet ta bëjmë duke qënë transparentë, të drejtë ndaj kujdo dhe duke zbatuar ligjin. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”