Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 358 teste për koronavirus, prej të cilave 5 raste kanë rezultuar pozitivë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa numri total i rasteve aktivë aktualisht është 104.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid. Sakaq në 24 orë janë shëruar 8 persona.