Një tjetër vaksinë është prezantuar së fundmi kundër pandemisë së koronavirusit dhe ajo është përgatitur nga shkencëtarët rusë dhe kinezë. Lajmi u dha për Interfax nga ambasadori kinez në Moskë, Zhang Hanhui, pa dhënë më shumë detaje për vaksinën dhe as për emrin e saj.

“Puna kërkimore është realizuar në Shën Petërburg dhe u përfundua me sukses. Tani presim që vaksina të miratohet nga autoritetet ruse për përdorim”, u shpreh ambasadori.