Këngëtari i njohur i shumë hiteve, të cilat i dëgjojmë kudo, J Balvin është bërë baba për herë të parë. Partnerja e artistit kolumbian, Valentina Ferrer e dha lajmin përmes një postimi në Instagram.

“4 ditë me dashurinë më të mirë”, ka shkruar Valentina krah fotos së këmbës së vogëlushit.

Çifti e ka pagëzuar djalin me emrin Rio dhe emrin e konfirmoi edhe J Balvin përmes një postimi në “Twitter”.

J Balvin dhe Valentina e konfirmuan pritjen e ëmbël dy muaj më parë me një foto në Vogue Mexico, ku modelja shfaqej me barkun e rrumbullakosur.