epa08857273 A handout photo made available by the UK Parliament shows Britian's Prime Minister Boris Johnson during the Prime Minister's Questions (PMQs) in House of Commons Chamber in London, Britain, 02 December 2020. The UK is the first country to approve the Pfizer BioNtech Covid-19 vaccine for widespread use. EPA/JESSICA TAYLOR/UK PARLIAMENT / HANDOUT EPA-EFE/JESSICA TAYLOR/UK PARLIAMENT / HANDOUT MANDATORY CREDIT: JESSICA TAYLOR / UK PARLIAMENT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Kryeministri britanik Boris Johnson u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ushtrojnë me kujdes liritë e tyre të reja, pasi shumica e kufizimeve të detyrueshme të bllokimit të Anglisë u hoqën sot. Rregullat e distancimit shoqëror që, në një formë apo në një tjetër, kanë ”qeverisur” jetën e njerëzve për më shumë se një vit, më në fund morën fund nga sot.

Maskat nuk janë më të detyrueshme në dyqane dhe në transportin publik, kufijtë e mbledhjeve janë hequr dhe puna nga shtëpia ka përfunduar. Klubet e natës, teatrot dhe restorantet mund të hapen plotësisht, ndërsa pub-et nuk janë më të kufizuara. Johnson po kalon të ashtuquajturën “ditë lirie” në vetizolim në rezidencën e tij zyrtare të vendit, në Checkers, pasi u këshillua nga NHS pas kontaktit me ministrin e Shëndetësisë, Sajid Javid, i cili më vonë doli pozitiv.