Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet t’u thotë sot qytetarëve të vendit të tij se do të lihet në gjykimin e tyre për të menaxhuar rreziqet e koronavirusit, ndërsa ai përgatitet të rivendosë liritë më 19 korrik. Boris Johnson do të organizojë një konferencë shtypi në Downing Street ku ai do t’i tregojë publikut se vendi duhet të “fillojë të mësojë të jetojë me këtë virus”, pikërisht tani që po përgatitet të heqë një numër kufizimesh ditore. Është sugjeruar që nga e ashtuquajtura “dita e lirisë” më 19 korrik përdorimi i maskës do të bëhet vullnetar, ndërsa distancimi shoqëror në pub-e dhe bare do të përfundojë.

Do të lejohen gjithashtu edhe ngjarjet masive, përfshirë festivalet.

Sekretari për Shëndetësinë, Sajid Javid gjithashtu do t’i drejtohet Dhomës së Komuneve për të përditësuar ligjvënësit për çdo ndryshim. ”Falë suksesit të programit tonë të vaksinimit, ne jemi duke lëvizur me kujdes përmes udhërrëfyesit tonë”, pritet të deklarojë kryeministri Johnson.