Kremi kundër diellit është i domosdoshëm për fytyrën, qafën dhe dekoltenë, por në fakt ekziston një zonë tjetër e trupit, ndaj së cilës duhet treguar gjithashtu kujdes.

Nëse nuk aplikoni krem tek duart, nuk keni bërë asgjë. Kjo është pjesa e trupit që është pothuajse e ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme UV. Ky zakon mund të shkaktojnë njolla dhe kancer të lëkurës.

Dermatologët rekomandojnë aplikimin e kremit kundër diellit në të gjitha zonat e ekspozuara të lëkurës pavarësisht nga moti ose koha e vitit. Për duart zgjidhni një krem kundër diellit që mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB.