Mark Marku drejtuesi politik i qarkut të Lezhës ka propozuar sot një program për rithemelimin e PD-së dhe të strukturave të saj për të demokratizuar sipas tij funksionimin e partisë. Ai ka bërë më faj vetë demokratët që sipas tij nuk duan të ndryshojnë ndaj dhe për këtë arsye nuk janë të besueshëm tek të rinjtë. Ai ka ndarë një shembull konkret ku sipas tij strukturat e PD-së nuk u hapën me prurje të reja, por propozuan kandidaturat e njëri-tjetrit.

Një nga arsyet pse PD është ofertë e pabesueshme, unë mendoj se vetë PD-ja e refuzon ndryshimin. Po ju jap një rast nga provoja ime e shkurtër politike, para disa ditëve u tha nga strukturat e PD që duheshin kandidaturat për anëtar të Këshillit Kombëtar dhe bashkë me Agron Gjekmarkajn thamë mos ndërhyjmë dhe u thamë kryesive të mbledhin kandidaturat, zgjidhini vetë. Çfarë ndodhi, kryesitë sollën emrat e njëri-tjetrin. Në si forcë politike duhet të kemi vetëdije se në qoftë se duam të fitojmë duhet të fusim të tjerë, jo ne, nuk mund ta bëjmë shoqërinë shqiptare të besojë. Për këtë arsye unë them që duhet të riogranizojmë vetveten, ka thënë Marku.

Ai ka theksuar se PD vetëm emrin ka demokratike, por nuk është aspak Parti Demokratike. Sipas Mark Markut, Grupi Parlamentar është nul dhe s’ka asnjë kompetence, pasi çdo gjë e vendos kryetari.

Propozimi im është pak absurd se ju e keni mbyllur kongresin, por unë do ta bëj gjithsesi. Në këtë kongres të zakonshëm të quajtur të jashtëzakonshëm, të merret një vendim, për krijimin e një komisioni që do të kongres jashtëzakonshëm të rithemelimit të PD-së.

Unë propozoj krijimin e një komisionit për rithemelimin e PD-së, me ftesa për kontribute edhe nga jashtë partisë se s’mund të marrim kundërshtarët tanë që në na thonë si të riformatojmë partinë. Kërkoj krijimin e një platforme statutore dhe programore që të krijojë demokracinë funksionale brenda Partisë Demokratikë.

Kështu si janë partitë sot në Shqipëri, ne do çojmë automatikisht drejt autoritarizmit në qeverisje. Pse? Ne themi që jemi parti demokratike, por s’jemi fare parti demokratike. Gjithçka e cakton kryetari, kryesia. Grupi i deputetëve nuk është më kur gjithçka varet nga kryetari i Partisë. Pse defunksionalizohet Parlamenti, deputetët, duke ardhur nga kjo parti pa këtë ristrukturim të brendshëm demokratik, deputetët janë nul, janë zero. S’vendosin për asgjë, kanë të drejtë të shkojnë Kuvend të dhe të ngrenë kartonin. Në qoftë se grupi parlamentar nuk është funksional dhe nuk luan rol, shkatërrohet Parlamenti.

Kur jemi në qeveri deputetet e PD s’do bënin asnjë kritike për qeverinë, madje do çuditeshin që kritikon PD-në. Funksioni i deputetit është të kontrolloj qeverinë. Është defunksionalizuar parlamenti pasi PD dhe të gjitha partitë e tjera, s’po bëj me faj Bashën që është tani, por partitë në Shqipëri janë autoritariste dhe kushdo që do shkojë në to, shkon drejt autoritarizmit. Nuk është faji i tyre, por i strukturës, ka thënë Mark Marku.

ANALIZA E ZGJEDHJEVE

Me tone kritike, Mark Marku foli për analizën zgjedhore, teksa ka thënë se këtë duhet ta bëjnë persona të jashtëm dhe analiza s’mund të bëhet nga Gazment Bardhi.

Marku ka thënë se sipas analizës së PD-së, kjo forcë politike ka arritur pritshmëritë aty ku ka humbur pra në Elbasan dhe se s’ka arritur objektivat aty ku ka fituar thellë, Lezhë apo Kukës.

Të bëjmë një analiza të thelle. Kemi 30 vjet që nuk jemi parti e parë në vend… Jam një zë që kam vendos që deri në fund të jetës time do them çfarë mendoj dhe këtë po e bëj.

Unë mendoj që analiza s’mund të behet nga njerëz që e kanë përgjegjësinë e humbjes. Andri Nurellari ka dhënë idenë, duhet ti marrim idetë, të behet një monitorim, një analizë e jashtme. S’mund të bëjë Gaz Bardhi analizën e punës time. Me fal Gaz, s’kam gjë me Gazin.

S’mund të bëjë Gaz Bardhi analizën e të tjerëve, kur do bëjë dhe analizën e vet dhe nxjerr që ka realizuar maksimalisht PD-ja pritshmëritë aty ku ka humbur dhe minimalisht aty u ka fituar, në Lezhë apo në Kukës. Është pa sens që ai që është vetë i përfshirë në çështje të bëjë analizën time. S’ka statusin dhe mundësinë, as kryetari dhe as Kryesia, as nënkryetarët, sepse secili do thotë ky po bën analizë kundra meje që unë iki, siç duken ca shenja. Po e rendoj pak këtu se duam ta heqim. Kush e kupton e di që këtu s’ka lidhje me analizën, por funksionet, thekson Mark Marku.