Ish-Zonja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit e SHBA-ve, Hillary Clinton, e ka kujtuar princeshën e ndjerë Diana me rastin e datës së saj të lindjes – 1 korrik. “Unë jam duke menduar për princeshën Diana, e cila do të mbushte 60 vjeç sot”, ka shkruar Clinton në Facebook.

“Kur e takova në Shtëpinë e Bardhë si zonjë e parë, kujtoj se ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë”, ka shtuar Hillary.

Diana lindi më 1 korrik 1961. Ajo dhe Dodi Al Fayed humbën jetën kur automjeti i tyre u përplas në një shtyllë në tunelin Alma më 31 gusht 1997. Me rastin e ditëlindjes së saj, djemtë William dhe Harry e kanë zbuluar statujën në Pallatin Kensington.