Me një bilanc të katër viteve në krye të Kuvendit, kryeplarmanterari Gramoz Ruçi ka përmbyllur sot rrugëtimin e tij në politikë, pasi në shtator nuk do të jetë më deputet. Ruçi përmendi disa nga arritjet dhe punët e bëra gjatë kësaj legjislature, duke u ndalur te reforma në drejtësi, ajo zgjedhore, ngritja e SPAK, BKH dhe Gjykatës Kushtetuese.

Ai u shpreh se nuk duhet të jemi të inatosur me BE që negociatat nuk u hapëm por të krijojmë Bashkimin Europian në Shqipëri.

Në fund të fjalës së tij, Ruçi falënderoi kolegët deputetë në të gjithë mandatet ku ai ka shërbyer si ligjvënës si dhe familjen e tij për shkak se theksoi se ata janë privuar për diçka nga jeta e tyre në mënyrë që ai të përmbushte detyrimet e tij. Kolegët deputetë e përcollën Ruçin me duartrokitje.

“Më lejoni të përmend disa vlerësimet të miat. Kjo ishte legjislatura e 10-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar ku vlerësuam kontribuuam.

Kjo legjislaturë ishte një kantier i madh. Ishte legjislatura e votimit të reformës në drejtësi. Legjislatura e kryerjes së reformës zgjedhore dhe ajo që ngriti një nivel të ri dhe bashkëkohor të funksionit monitorues. Kuvendi u hap më shumë ndaj mediave dhe grupeve të interesit. Ishte legjislatura e përballimit të pandemisë dhe tërmetit.

Miratuam 487 ligje prej të cilave 424 propozime të qeverisë, tre propozime të përbashkëta mes qeverisë dhe deputetëve. 317 prej tyre u miratuan me shumicë të thjeshtë. Sipas tipologjisë kemi miratuar ligje bazë, shtesa, akte normative dhe rafitikime. Kemi miratuar ligje për të cilat kishte nevojë vendi. Kuvendi miratoi për herë të parë planet e zhvillimit strategjik.

Ky plan është udhërfyes që ndërthur vizionin dhe vlerat themelore, si dhe masat konkrete për zhvillimin e kuvendit. Këto ligje kontribuan në rritje e eficencës së sistemit të drejtësisë. Në kuadrin e reformës në drejtësisë Kuvendi ushtroi detyrimet e veta në ngritjen e organeve të reja. Zgjodhëm anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke nxitur edhe institucionet e tjera të realizojnë detyrimet e tyre.

Kuvendi zgjodhi ILD, prokurorin e Përgjithshëm. Gjatë kësaj legjislature u ngrit SPAK dhe BKH që kanë filluar nga puna. Në mars 2020 Komisioni Europian mori vendimin e shumëpritur. Në korrik 2019 Kuvendi miratoi ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Gjatë kësaj legjislature Kuvendi dhe miratoi ligje për përafrimin.

Komisioni për Integrimin Europian ka shqyrtuar 52 projektligje. Risi, është hartimi dhe publikimi i manualit mbi sistemin e kontrollit në nivel parlamentar të realizuar në vitin 2018. Kuvendi në partneritet me BE dhe partnerë të tjerë adresoi rekomandimet që lidheshin me parandalimin e korrupsionit. Para disa vitesh burokratët europian kërkonin më shumë. Sot e kanë humbur këtë burokraci.

Deri para pak vitesh vendet tona paragjykoheshin, ndërsa sot janë çliruar prej këtyre paragjykimeve. Ne shqiptarët nuk jemi as të inatosur dhe as pesimistë. Thelbësore është që kalendari jonë europian të ndërtohet këtu në Shqipëri. Duhet të krijojmë Europën këtu ku jemi

Mirënjohje për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, Yuri Kim dhe Soreca si dhe ambasadorët e tjerë në vendin tonë. Mirënjohja ime shkon për misionet OPDATING dhe Euralius. Falenderoj organizatat ndërkombëtare. Falenderim të veçantë për qeverinë zviceriane, OSBE, sistemin e organizatave të kombeve të bashkuara, qendrën e shërbimeve të sigurisë. Mirënjohja ime shkon për shumë vajza dhe djem gazetarë për pasqyrimin, vlerësimet dhe kritikat. Falenderoj institucionet e pavarura që iu përgjigjen standardeve. Falenderoj partnerët. Unë kam vendosur t’i jap fund angazhimit tim institucional në jetën politike.

Jam mirënjohës kësaj force politike, qytetarëve të Sarandës, Tepelenës, Fierit. Si një prej deputetëve më të hershëm në këtë sallë shpreh mirënjohje për kolegët deputetë të të gjitha legjislaturave. U jam mirënjohës bashkëpunëtorëve të mi në Kuvend. Falenderoj familjen time për mirëkuptimin që ka treguar gjatë sakrificës time pasi kanë privuar diçka nga jeta e tyre. Gjatë viteve të mia në politikë 16 vite kam qenë në maxhorancë dhe 14 në opozitë., Në kuvendin e Shqipërisë kam ardhur si shërbyes publik. Nëse nuk kam bërë më të mirën, kjo do të thotë se nuk kemi mundur. Jam i bindur që gjeneratat e reja do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar“, u shpreh ai.