Kryeministri Edi Rama ka ndarë pak çaste më parë në rrjetet sociale lajmin e mirë se në vendin tonë kanë mbërritur 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, i dhuratë nga Greqia. “100 MIJË doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, si gjest solidariteti i Greqisë për Shqipërinë.

1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama.