Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot sesionin e 13-të të bashkëbisedimit me aplikantët e nismës Gati për Shqipërinë.

Rama tha se ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta.

Ndërkohë, Mariglen Macka, major në FA tha se ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe më pas master në San Antonio, Texas. Kam bursë për master shkencor në Britaninë e Madhe. Dua të jap kontributin në çdo dikaster të Ministrisë së Mbrojtjes ku trajtohet gjeopolitika dhe gjeostrategjia, tha ai.

Andri Neli, 26 vjeç tha se ka studiuar për drejtësi dhe prej vitit 2019 është pjesë e Policisë së Shtetit në funksionin e specialistit pranë komisariatit nr.2.
Anisa Hysesani, 33 vjeçe tha se aktualisht po mbaron doktoraturën në fushën e shkencave politike. Kam eksperiencë 10 vjeçare si pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Durrësit dhe vendosa ta testoj veten midis shumë të tjerëve dhe të jap kontributin tim në një nivel edhe më të gjerë, tha ajo.

Dorisjana Hasani, e diplomuar në shkenca politike në universitetin e Tiranës tha se ka marrë një bursë në kuadër të programit ERASMUS në Rumani dhe do të japë kontributin në menaxhimin e projketeve IPA.

Xheni Kertusha, mjeke stomatologe tha se ka përfunduar studimet në 2015 në Tiranë dhe më pas masterin në Romë.

Magda Kushi tha se ka përfunduar Akademinë Ushtarake në vitin 2005. Kam eksperiencë pranë institucioneve të sigurisë pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe kam qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë Shqipërisë. Dua të jap kontributin tim bazuar në përvojën 15-vjeçare në fushën e inteligjencës ose zbulimit kundër terrorizimit krimit të organizuar, tha ajo.

Fioralba Vela, drejtuese e Departamentit të Biznesit të Universitetit të Vlorës tha se ka fituar një bursë nga qeveria për master në fushën e menaxhimit dhe dëshiron të kontribuojë në funksion të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë në Shqipëri.

Igli Myftarlli, 22 vjeç tha se është i interesuar të kontribuojë në adresimin e problemeve të rinisë.

Xheni Canaj tha se ka përfunduar shkollën e lartë për drejtësi penale ndërkombëtare me specializim në kriminologji ndërkombëtare. Kam kryer trajnim në Firence për psikologjinë e mafies si dhe kam punuar në Ministrinë e Brendshme të Amerikës kordinatore projekti. Jam në Shqipëri dhe dua të kontribuoj, tha ajo.

Aurela Kullolli me profil mjeke, e diplomuar me medalje të artë në 2019 në mjekësi të përgjithshme tha se punon si pedagoge e jashtme në Universitetin e Elbasanit.

Danjel Hyseni tha se ka master shkencor në politika sociale. Kam kryer shkollën për studime politike të KE-së. Aktualisht punoj si kordinator për të rinjtë në lidhje me komunitetin rom, tha ai, ndërsa shprehu gatishmërinë për të kontribuar.

Egli Qahajaj, tha se ka master shkencor në shkenca sociale dhe do të kontribuojë në dy projekte specifike.

Senad Zeneli, 29 vjeç tha se ka mbaruar në Londër ka punuar në fushën e financës.

Marsel Alija tha se ka kryer studimet për financë dhe ka specializim në Bergamo. ‘Jam po ashtu lojtar i ekipit kombëtar për disa vite. Dua të jap kontribut në fushën e sportit dhe të menaxhimit”, tha ai.

Guxim Kola tha se ka kryer studime master dhe bachelor në La Sapienza, Romë dhe doktoraturën për shkenca politike, ndërsa do të japë kontribut në fushën e arsimit.

Enedi Domi tha se është në përfundim të studimeve master në universitetin e Stambollit në shkenca politike.

Helga Dizdari tha se në 2010 ka përfunduar studimet në Shqipëri në psikologji. Në 2011 kam fituar bursë studimi për master në Suedi. Në 2016 kam fituar bursën e dytë nga shteti zviceran si përfaqësuese e Shqipërisë. Flas 5 gjuhë të huaja. Jam anëtare e organizatës europiane të psikologëve të sportit dhe asaj botërore. Dua të jap kontributin tim në Shqipëri, tha ajo.

Alban Panxhi, 24 vjec, tha se ka përfunduar studimet si student i ekselencës në universitetin e Elbasanit dhe do të kontribuojë në sektorin ligjor.

Ersi Dani tha se pas më shumë se 15 vitesh në Amerikë është kthyer në Shqipëri. Kam përfudnuar si ekselente në Boston për studime navale. Jam konsulente në fushën e diasporës në Agjencinë e Emigracionit të OKB-së dhe kam dëshirë të përfshihem në fushën e inetgrimit të Shqipërisë, tha ajo.

Paola Tasho tha se ka përfunduar Universitetin e Sporteve dhe sot ushtron profesionin si specialiste në disa dispilina.

Selmina Varfi tha se ka kryer studimet master në drejtësi dhe ka një projekt për punësimin e viktimave të dhunës në familje.

Anxhela Bruci tha se është diplomuar për drejtësi me medalje të artë.

Realdo Silaj, 23 vjeç nga Vlora tha se ka kryer masterin në Belgjikë dhe ka punuar si këshilltar i Ministres së Jashtme të Kosovës. Jam kthyer në Tiranë ku dua të kontribuoj në një realitet ndryshe, tha ai.

Vjosana Neziri, 30 vjeçe tha se është diplomuar për drejtësi dhe ka doktoraturë me fokus te krimet financiare. Jam kthyer në 2017 dhe dua të jap kontribut në çdo lloj nisme, tha ajo.

Enea Kodra tha se ka përfunduar studimet në drejtësi penale.

Mimoza Mollanji tha se është biologe e diplomuar në Bolonja dhe në universitetin e Romës. Jam kthyer para disa muajsh në Tiranë dhe dua të bashkëpunoj për një program mësimor, tha ajo.

Denard Kocileri tha se është pilot helikopteri dhe oficer aviacioni. Kam punuar në Shanghai dhe dua të punoj këtu si pilot helikopteri, tha ai.

Besmir Haxhiaj tha se ka përfunduar studimet në marrëdhënie ndërkombëtare dhe të drejtën e integrimit europian. Dua të jap kontribut në çdo projekt që ka lidhje me diasporën, tha ai.

Ersila Dedja tha se ka përfunduar në mjekësi të përgjithshme dhe aktualisht është mjeke specializante.

Oresta Murra tha se është rritur në Francë ku ka përfunduar master në drejtësi dhe dëshiron të kontribuoj për vendin ku ka lindur.

Ariktea Hoxha e diplomuar në mjekësi shprehu interes për të kontribuar në këtë fushë.