Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ndodhet në jug të Shqipërisë, në Dhërmi.

Ajo ka vizituar natyrën dhe ka zhvilluar takime me qytetarët. Kim ka postuar disa foto në Instagram, ku shihet me një bebe në krahë, më pas duke zhvilluar një bisedë me disa të moshuar dhe me disa të rinj.

‘E mrekullushme të shohësh miq të vjetër, të bësh miq të rinj, të flasësh për familjet tona dhe të qeshim sëbashku, dhe të admirosh bukuritë e Dhërmiut,” shkruan ambasadorja në postimin e saj.