Përballë një përkeqësimi brutal të situatës shëndetësore të lidhur me koronavirusin, përdorimi i maskës është bërë i detyrueshëm në Bordo’, një nga qytete kryesore franceze dhe në disa zona turistike të rajoni përreth Zhirond. Një masë që tani shqetëson vendpushime të shumta turistike në bregdetin e Atlantikut, nga Sable’-d’Olon deri në kufirin spanjoll.

Vendime të ngjashme janë marrë tashmë nga prefekturat e Vendesë, Sharent-Maritim, Landes dhe Pirene’-Atlantik. Në Zhirond, detyrimit për të mbajtur një maskë i shtohet edhe ndalimi i konsumimit të alkoolit në rrugë.

Rregullat e reja antiCovid-19 do të jetë në në fuqi nga 28 korriku deri më 31 gusht, në qytete turistike si Lakano’, Cap-Ferret dhe Arkashon. Situata përkeqësohet gjithashtu në Antilet franceze me nivele të larta të incidencës. Prefekti i Sen Martin dhe Sen Bartelem, dy xhevahirë turizmi në zonë, ka dekretuar kthimin e urgjencës shëndetësore dhe njoftoi mbylljen e diskotekave deri më 30 shtator.