Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në një takim ambasadorin e Finlandës, Jari Gustafsson. Gjatë takimit Balla e falenderoi ambasadorin për rolin dhe mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Balla dhe Gustafsson gjithashtu diskutuan mbi mundësinë e bashkëpunimit midis parlamenteve të dy vendeve. “Finlanda është një vend me nivelin më të lartë të transparencës dhe eksperienca e saj është shumë e vyer dhe e mirëpritur për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Binjakëzimi mes universiteteve tona mund të jetë një fushë bashkëpunimi me interes të veçantë”, tha Balla.

Ambasadori Gustafsson theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, përfshirë sektorë si arsimi, turizmi, bujqësia etj.