Në Angli e konsiderojnë si derbi i botës, ndërsa në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës ndeshja finale Brazil-Argjentinë do të përcaktojë fituesin e Kupës së Amerikës. Lajmi më pozitiv përsa i përket kësaj finalje është se autoritetet në Rio de Janiero, qytetit më të prekur nga koronavirusi, kanë lejuar që stadium Maracana të mbushet në kapacitetin 10%. Për rrjedhojë 7800 tifozë do të ndjekin finalen e Kupës së Amerikës, që është edhe ndeshja e parë e këtij kompeticioni që luhet me praninë e publikut.

Nëse Argjentina ia del të fitojë ky do jetë trofeu i 15 i Kupës së Amerikës, i Kupës së Amerikës, ç’ka do të barazonte rekordin e Uruguajit. Ndërkohë Brazili është kombëtarja kampione në fuqi, ndërsa për ‘Selecao’ ky do jetë trofeu i 10 në histori.

Ky nuk do jetë vetëm një duel mes Brazilit organizator dhe Argjentinës, por edhe mes dy shokëve si Messi dhe Naymar. Të dy numrat 10 të kombëtareve respektive nuk kanë fituar një trofe të rëndësishëm me përfaqësueset e tyre. Neymar ishte i dëmtuar dy vite më parë kur Brazili fitoi Kupën e Amerikës, ndërsa për Messi-n kjo mund të jetë mundësia e fundit për shkak të moshës 34-vjeçare.

Në prag të sfidës trajneri i Brazilit Titte ka premtuar vetëm spektakël, ndërsa homologu i tij te Argjentina Lionel Scaloni ka kërkuar një sforcë për Lionel Messi-n.