Dy doza të vaksinës antiCOVID-19 mbrojnë kundër variantit Delta, shumë ngjitës, theksoi sot Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA).

“Të dhënat që dalin nga provat e forta tregojnë se dy doza të vaksinës mbrojnë nga varianti Delta”, theksoi Marco Cavaleri, menaxher i strategjisë së vaksinave EMA.

Rastet e COVID-19 kanë rifilluar të rriten javën e kaluar në Europë pas 10 javëve radhazi rënie, njoftoi sot dega europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në sfondin e rritjes së variantit Delta, shumë ngjitës.

“Ne jemi koshient për shqetësimet e shkaktuara nga përhapja e shpejtë e variantit Delta”, shtoi Cavaleri.

“Në momentin aktual, duket se katër vaksinat e miratuara në Bashkimin Europian mbrojnë kundër çdo varianti që qarkullon në Europë, duke përfshirë këtu edhe variantin Delta”, shtoi ai.

Katër vaksina janë aktualisht të autorizuara në BE nga EMA, Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca et Johnson & Johnson.