Ledjana dhe Mevlani kanë qenë një nga dyshet që morën vëmendjen më të madhe gjatë emisionit “Për’puthen”. Të gjithë menduan se ata do të krijonin një çift bashkë, por në përfundim të emisionit ata ndanë rrugët me njëri-tjetrin. Mevlani dhe Ledjana nuk ndiqen as në rrjete sociale, por nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në publik.

Së fundmi, ish-konkurrenti ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku padyshim nuk kanë munguar pyetjet rreth Ledjanës.

“Cili ka qenë momenti më i mirë me Ledjanën?”, e ka pyetur një ndër ndjekësit

Mevlani nuk ka ngurruar dhe ka treguar për të gjithë ndjekësit momentin që e bën akoma për të qeshur.

“Akoma qesh kur e kujtoj, ishte momenti kur ne ziheshim dhe sa shikonim njëri-tjetrin në sy qeshnim të dy prapë”, ka rrëfyer Mevlani.

Më herët, Ledjana ka treguar për “Prive” anën e saj të historisë. Ajo shprehet se Mevlanin e ka bllokuar në Instagram e kudo që pas përfundimit të festës së “Për’puthen”, ku ai këndoi këngën e saj bashkë me Antonelën. Ledjana thotë se ky gjest nuk i pëlqeu dhe që prej asaj dite nuk ka folur me Mevlanin. Gjithashtu ajo shton se në javët përmbledhëse të emisionit, produksioni vendosi që të ftonte Antonelën të bënte një përballje me Mevlanin dhe jo atë.

“Javën e fundit përmbledhëse, mua nuk më kanë ftuar që të bëja një përballje me Mevlanin se ne kishim dalë çift. Produksioni zgjedh Antonelën që të bëjë një përballje me Mevlanin, gjë që se kam kuptuar kurrë se ç’raport kishin ata dhe pse duhej të përballeshin më vonë, duke qenë se në syrin e publikut i kishin mbyllur marrëdhëniet, por në të vërtetë ata nuk i kanë mbyllur asnjëherë marrëdhëniet”, shprehet Ledjana, teksa shton se kjo është arsyeja kryesore pse është shkëputur përfundimisht nga Mevlani.