Ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës mëngjesin e së hënës këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina. Telegrafi mëson nga burime të sigurta se ajo është arr estuar nga Policia e Kosovës, pasi është hasur nga ata në një lokal në lagjen Emshir të kryeqytetit. Fjolla përndryshe është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për tr afik im të ar më ve dhe mu nicio nit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një  arre stim it të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.

Morina ishte mbajtur në ar re st shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar. Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite bu rgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ashpër, kjo pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga arm ëmba jtje pa leje në tr afi kim të ar më ve që e rëndoi pozitën e këngëtares.