Dashi-Yjet këshillojnë që të tregoheni të kujdesshëm ndaj fjalëve që do të thoni. Diçka e thënë në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë konfuzion. Parashikohet një rikuperim fizik.

Demi-Keni nevojë për pikë referimi për të qenë të qëndrueshëm, për shkak se dikush do të gërmojë në të shkuarën tuaj. Mjaft të favorshme janë bashkëjetesat dhe martesat, për shkak se sfera sentimentale është mjaft e favorshme.

Binjakët-Do të ndjeni nevojën për t’u këshilluar me ndonjë ekspert, lidhur me situata problematike. Nga ana tjetër kjo e shtunë do të jetë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave.

Gaforrja-Hyrja e Venusit në shenjën tuaj do të garantojë një muaj mjaft të favorshëm sa i takon ndjenjave. Kush është në dilemë mes dy historive, bën mirë që të zgjedhë. Parashikohen emocione mjaft të forta këtë ditë të parë të fundjavës.

Luani-Gjatë kësaj të shtune parashikohen të reja interesante në fushën e ndjenjave. Mund të përfshiheni në një dashuri të re. Këshillohet që ta përdorni më mirë sharmin tuaj personal.

Virgjëresha-Kjo ditë do ju gjejë mjaft të suksesshëm, sidomos nëse raporti në çift i ka rezistuar tensioneve të fundit. Po ashtu për ata që kanë probleme, mund të ketë pajtim.

Peshorja-Ju pret një ditë e cila do ju vendosë në sprovë dhe ku duhet të kuptoni nëse një raport funksionon ose jo. Bëni mirë që të ruani qetësinë, pasi dita nuk do të jetë aspak e lehtë.

Akrepi-Gjithë e shtuna do të jetë e dominuar nga dashuria, në sajë të kalimit tranzit të Venusit. Më në fund do të lini pas krahëve një krizë të rëndë, duke bërë që të ndiheni më të fortë.

Shigjetari-Do të keni mundësi që të mendoni më shumë për dashurinë veç bëni kujdes ndaj gabimeve. Këshillohet që të sqaroni situatat e mbetura pezull, në mënyrë që të mbusheni me frymë.

Bricjapi-Ditë që do të ndjeni nevojën për tu kujdesur më shumë për trupin tuaj. Kjo për shkak se nuk parashikohet një ditë ideale dhe se nervozizmi do të jetë në qoshe, sidomos në raportin në çift.

Ujori-Është dita e duhur për të folur hapur për gjithçka ju shqetëson. Kjo pasi duke nisur nga e shtuna, problemet do të vinë duke u shtuar.

Peshqit-Kjo e shtunë do të nxjerrë në pah domosdoshmërinë për ti bërë gjërat me qetësi. Është e kotë që të bëni shumë gjëra njëherësh, pasi nuk do ë jeni në gjendje. Ditët në vijim rezervojnë të reja të rëndësishme sa i takon ndjenjave.