Dua Lipa prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid. Pas vizitës në Tiranë dhe pasi pa punimet që po bëhen në një prej kopshteve të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet nga fondacioni i saj, Dua është nisur në jug për pushime.

Këngëtarja ka publikuar disa foto nga bregdeti ku shfaqet duke pozuar me rrobabanjo e duket në formë shumë të mirë fizike. Mirëpo ndjekësit shqiptarë e kanë kritikuar për diçka.

Dua ka harruar të vendosë lokacionin në fotot e saj, që do ishte një mënyrë e mirë për të promovuar vendin tonë.