E kthyer tashmë në një traditë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë sot pamje nga punimet që po bëhen në akset rrugor Qaf Thorë – Theth. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se ky segment rrugor të çon në Alpet e Shqipërisë e ndërsa thekson se puna nuk do të ndalojë në asnjë çast për rehabilitimin e akseve që të çojnë në destinacionet turistike nga veri në jugun e Shqipërisë.

Thethi i kthyer në një destinacion turistik ka marrë zemrën e turistëve vendas e të huaj me ajrin e pastër dhe pamjet mbreslënëse që të ofron.

“Mirëmëngjes! E pandalur puna për akset që të çojnë në destinacione turistike nga veriu në jug. Ky segment të çon në alpet e Shqipërisë. Rruga Qaf Thorë – Theth, pritet të rrisë aksesin dhe sigurinë për turistët që i afrohen luginës së Thethit”, shkruan Rama.