Sipas MeteoAlb: Gjatë paradites vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët kryesisht në ultësirën perëndimore. Por pas mesditës parashikohet që zonat malore dhe të ulëta të kenë kalime vranësirash të lehta.

Ndersa sërisht mbrëmja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por nuk ndryshojnë në mesditë duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.