Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në ministerialin për Dialogun Financiar dhe Ekonomik mes Bashkimit Europian, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Sipas ministres Denaj, vlerësimet e Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane për programin e reformës ekonomikem, do të na shërbejnë për të adresuar sa më mirë politikat ekonomike dhe financiare, për këtë vit dhe atë pasardhës.

“Mbetemi të angazhuar për të siguruar mirëadministrimin fiskal dhe menaxhimin e financave publike edhe në periudhën afatmesme”, tha ministrja.

Ekonomia ka dhënë shenja pozitive rritjeje, ndaj shtoi Denaj, ne jemi optimistë se kjo ecuri do të reflektohet në rritjen e të ardhurave, si dhe në përmirësimin e tregut të punës, për të siguruar qëndrueshmërinë e mëtejshme.