Danimarka këtë të enjte ka bërë me dije se do të dhurojë 1 milionë vaksina të kompanisë AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor. Ministri i Punëve të Jashtme, Jeppe Kofod ka thënë se donacioni është pjesë e vaksinave AstraZeneca, të cilat nuk janë pjesë e programit të tyre të përgjithshëm të vaksinimit. Nga ky donacion, përfiton Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash.

Kjo gjë përkeqëson gjendjen dhe rrezikun e shpërthimeve të reja atje. Kjo është arsyeja pse unë jam i kënaqur që ne mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë të ngushtë me armën absolutisht të rëndësishme kundër pandemisë, vaksinat. Ballkani Perëndimor është pjesë e zonës sonë të ngushtë dhe ne kemi një interes të madh të përbashkët për të qëndruar së bashku, sidomos gjatë kësaj pandemia”, ka thënë ministri.