Fëmijët janë një nga kategoritë më të prekura nga pandemia e koronavirusit. Mjekët thonë se pasojat që izolimi la tek moshat e vogla nisin nga mësimi i cunguar deri tek rritja e dhunës në familje.

“Ka një vit e gjysmë që bëjnë mësim të cënuar, qoftë nga zhvillimi fizik psikologjik, fizik, u ndërpre shkollimi, skema e vaksinimit, u rritën abuzimet dhe dhuna shtëpiake dhe të gjitha këto japin pasoja afatgjata për zhvillimin e fëmijëve në mënyrë globale”.

Izolimi dhe ndërprerja e shërbimeve mjekësore solli dhe lindjet e parakohshme, duke bërë që në jetë të vijnë fëmijë me problem shëndetësore.

“Gjatë 2020 ka patur shtesë mbi 200 mijë fëmijë të lindur para kohe, pra këta fëmijë do të dalin me peshë më të ulët, zhvillim konjuktiv më të ulët dhe kjo ndodhi ngaqë u mbyll çdo gjë u mbyllën spitalet, gratë shtatzëna nuk morën shërbim”.

Sipas raporteve ndërkombëtare problematikat më të mëdha pandemia i ka regjistruar në vendet më të ardhura të ulta, ku si pasojë e pandemisë është vënë re dhe kequshqyerja tek fëmijët, prindërit e të cilëve humbën punën dhe nuk kishin mundësi të siguronin ushqim.