Parlamenti i Francës ka votuar për t’i bërë pasaportat e vaksinave kundër koronavirusit, pjesë kryesore të jetës së përditshme, pas një dokordësimi midis ligjvënësve.

Ligji i ri e bën të detyrueshme vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit shëndetësorë, të cilët rrezikojnë pezullimin nëse nuk vaksinohen deri më 15 shtator.

Në bazë të vendimit të ri kërkohet leje e posaçme për njerëzit që të hyjnë në vende të ndryshme përfshirë restorante dhe bare , që nga fillimi i muajit gusht.

Franca tashmë kishte mohuar hyrjen e vizitorëve në muze, kinema ose pishina pa certifikatë COVID.

Miratimi i këtij vendimi erdhi një ditë pasi Franca u përfshi në protesta kundër masave të Covid-19, pasi presidenti Emmanuel Macron njoftoi javën e kaluar që leja shëndetësore (pasaporta e vaksinave), apo një test negativ do të kërkohej oër frekuentimin e disa ambienteve.

Sipas Macron kjo është një masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, në një situatë kur ka një shtim të rasteve për shkak të varianteve të reja të Covid.

Përveç Franca edhe Italia duke nisur nga Gushti do të kërkojë pasaportën COVID për të frekuentuar ambiente publike, masë kjo e marrë pas rritjes së konsiderueshme të rasteve të reja me variantin DELTA.