Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 3513 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Vlorë, 1 në Tiranë.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19. Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (2 Korrik 2021) Raste të reja ditore 3 Të shëruar në 24 orë 4 Të shtruar në spitale 3 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3513

Testime totale 812,299 Raste pozitive 132,526 Raste të shëruara 130,018 Raste Aktive 52 Humbje jete 2,456 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 21 Shkodër 12 Elbasan 6 Durrës 5 Vlorë 3 Lezhë 2 Berat 2 Fier 1