Antonio Conte në televizion, duke analizuar ndeshjet e futbollit të kolegëve të tij. Ideja e fundit e “Sky” është të nënshkruajë me ish-trajnerin e Interit për sezonin e ardhshëm. Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri nga Salento mund të jetë në studio duke analizuar dhe komentuar sfidat e Serie A, si dhe të marrë në pyetje specifike Allegri, Inzaghi, Gasperini dhe Pioli, por edhe Klopp e Koeman në Champions, falë anglishtes së tij të rrjedhshme.

Pas lamtumirës nga Interi dhe negociatave të pasuksesshme me Tottenham, Conte nuk u akomodua përsëri në stol, por mbeti, tani për tani, jashtë trajningut. Falë “Sky”, një aventurë e re mund të fillojë, por këtë herë në anën tjetër të “gardhit”.

Me karakterin e tij vendimtar, Antonio Conte nuk është tërhequr kurrë para mikrofonëve, si në rastin e përplasjes me Fabio Capello, pas ndeshjes së sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk, e cila përfundoi në barazim dhe i kushtoi atij eliminimin. Kur u pyet për “planin B”, Conte tregoi gjithë zhgënjimin e tij me një heshtje ironike.

Tani ekziston mundësia e “turpërimit” të Massimiliano Allegri, i cili është kthyer te Juventusi, ose e trashëgimtarit të tij, Simone Inzaghi. Sipas “Corriere dello Sport”, negociatat mes “Sky” dhe Conte janë në një fazë të avancuar. Për ish-trajnerin e Interit në horizont duket një aventurë të re, duke pritur për një telefonatë të re dhe një sfidë tjetër në fushën e lojës.