Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi planet e qeverisë së tij për të hequr pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit nga 19 korriku. Duke konfirmuar thashethemet për heqjen e plotë të kufizimeve, Boris Johnson tha që të gjitha bizneset mund të rihapen, përfshirë klubet e natës.

19 korriku do të shënojë fundin e një serie kufizimesh. Në veçanti, kufizimet në tubimet e brendshme dhe të jashtme hiqen, po ashtu hiqet respektimi i rregullit një metër distancë. Më në fund në Britaninë e Madhe hiqen edhe detyrimi për të mbajtur maskë.

Nga ana tjetër qeveria Britanike synon të ruajë kufizimet e udhëtimit për vendet në listën e kuqe.