Kryeministri britanik Boris Johnson këtë të hënë pritet që të prezantojë një plan mbrojtës në kuadër të heqjes së masave kufizuese anti-Covid. Mediatvendase bëjnë me dije se 19 korriku pritet të jetë dhe dita që Britania do u japë fund masave kufizuese nga pandemia.

Një javë më parë Johnson prezantoi propozime për të hequr kufizimet në maskat e fytyrës dhe kontaktet shoqërore, por edhe për të hequr rekomandimin për të punuar nga shtëpia, në atë që ai e përshkroi si “e vetmja mënyrë për liri“.

Ai do të njoftojë vendimet e tij përfundimtare sot, gjatë një konference për shtyp.

“Pandemia ednde nuk ka mbaruar, vëmendja është absolutisht e rëndësishme dhe ne duhet të marrim përgjegjësi në mënyrë që të mos e kthejmë përparimin tonë”, ka thënë Johnson.

Britania e Madhe ka përmbushur një nga programet më të shpejta të vaksinimit globalisht, pasi më shumë se 87% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 dhe 66% kanë marrë dy doza. Sidoqoftë, në javët e fundit ka pasur një rritje të shpejtë të infeksioneve nëë numra që nuk ishin regjistruar që nga dimri.

Qeveria thotë se pavarësisht rritjes së infeksioneve, si vdekjet ashtu edhe shtrimet në spital mbeten më të ulta se më parë, duke provuar që vaksinat shpëtojnë jetë dhe se është më e sigurt hapja e tyre.

Zyra e Johnson thotë se drita jeshile për heqjen e kufizimeve varet nga katër faktorë: vlerësimi i numrit të njerëzve që janë vaksinuar, zvogëlimi i numrit të shtrimeve në spital dhe vdekjet për shkak të vaksinimeve, de-përshkallëzimi i presionit mbi spitalet dhe variantet e tyre .

Disa shkencëtarë dhe zyrtarë kanë shprehur shqetësimin se autoritetet po bëjnë presion që kufizimet të hiqen shpejt.