Zv/kryeministri Erion Braçe i ka bërë apel të rinjve mbi 18-vjeç të vaksinohen pas koronavirus nuk ka ikur. Braçe shprehet se dy dozat e plota eliminojnë shtrimet në spital dhe humbjen e jetës.

“Coronavirus nuk ka ikur, është përsëri mes nesh! Vaksinohuni! Nga sot çdo djalë apo vajzë, i ri, mbi 18 vjeç në Lushnje dhe Divjakë mund të vaksinohet! Në Divjakë te poliklinika për çdo njësi administrative Tërbuf, Grabian, Remas, Gradishtë. Çohu e shko bëj vaksinën!

Do doza të plota eliminojnë plotësisht forma të rënda të COVID, shtrimet në spital dhe humbjen e jetës! Nuk është pak, është shumë! Mos e harroni se si u përhap virusi e vrau Këmishtaj, Mertish, Mizë, Xeng, Divjakë, Cerma, Grabian!

COVID nuk ka ikur! Pandemia nuk ka kaluar! Por pandemia tani është vetëm tek ata që nuk janë vaksinuar! Shfrytëzoje rastin tani; Vaksinohuni me të dyja dozat dhe shpëton veten, familjen, komunitetin!”, shkruan Braçe.