Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se pasuria më e madhe e njeriut në jetë nuk janë paratë.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se është ndjerë i pasur vetëm pasi i ka lindur fëmija i parë.

Pacolli këshillon që nuk duhet të mashtrohemi për gjërat materiale dhe se familja është pasuria më e madhe në jetë.

“Shumë njerëz ëndërrojnë të bëhen të pasur brenda natës, por unë u ndjeva i pasur vetëm kur më lindi fëmija im i parë. Mos u mashtroni nga gjërat materiale, familja është pasuria e përjetshme në jetë!”, ka shkruar ai.