Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Britaninë e Madhe, duke përfshirë sugjerimet e bëra, deklaroi nënkryetari i Komisionit Evropian, Maros Sefçoviç, pas kërkesës së Londrës drejt Bashkimit Evropian për një moratorium mbi zbatimin e dispozitave doganore pas Brexit për Irlandën e Veriut.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje brenda kornizës së Protokollit, në interes të të gjitha komuniteteve në Irlandën e Veriut. Sidoqoftë, ne nuk do të pranojmë një rinegocim të Protokollit”, shtoi Sefçoviç.

“Protokolli mbi Irlandën/Irlandën e Veriut është zgjidhja e përbashkët që BE ka gjetur me kryeministrin Boris Johnson dhe lord David Frost dhe është ratifikuar nga Parlamenti i BM për të adresuar sfidat unike që Brexit ka”, thuhet në shënimin nga Komisioni Evropian.

“Qëllimi i tij është të mbrojë marrëveshjen e së ‘Premtes së Mirë’ në të gjitha pjesët e saj, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Irlandën e Veriut, për të shmangur një kufi të fortë në ishullin e Irlandës”, kujton Brukseli.