Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në një takim të veçantë në Elbasan, Obaid Alhairi Salem Alketbi, ish-Ministër i Shtetit për Sigurinë në Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe ish komandant i Misionit Ushtarak të Emirateve të Bashkuara në Kukës e Kosovë.

Balla së bashku me Alketbi zhvilluan një takim me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, një nga asetet e çmuara të këtij qyteti simbol të bashkëjetesës fetare ndër shekuj.

“Është krenari dhe përgjegjësi që Elbasani mban emrin kryeqytet i bashkëjetesës fetare dhe vlerave të qytetarisë.

Pata nderin t’i tregoj miqve nga Emiratet e Bashkuara kalanë e Elbasanit, aty ku më së miri janë të shprehura simbolet e bashkëjetesës fetare”, deklaroi Balla.

Gjatë qëndrimit në Elbasan Balla dhe Alketbi zhvilluan një vizitë në Kishë dhe në Xhami, ndërsa ndanë mendime për bashkëpunime të mëtejshme mes dy vendeve.