Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë këtë të diel një intervistë për një media arabe. Këtë lajm e ka ndarë vetë socialisti, me anë të një postimi në “Twitter”, ku thekson se do të flitet për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Lindjes së Mesme.

Balla shkruan në shkrimin e tij, se Shqipëria po bëhet një destinacion i rëndësishëm për turizmin.

Postimi i Taulant Ballës: “I nderuar për vizitë @AlArabiya_Eng @AlHadath #MBC #MBC #UAE dhe të flasim për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Lindjes së Mesme. Shqipëria po bëhet një destinacion i rëndësishëm për turizmin dhe investimet. Faleminderit

@ 7yhy për ftesën tuaj”, shkruan Balla.