Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja inspektoi nga afër punimet që po kryhen për asfaltimin e disa segmenteve rrugore në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në Elbasan.

Balla deklaron se as këtë vit bashkia e Elbasanit nuk do të bëjë pushime, sepse janë me dhjetëra kantiere ndërtimi dhe shërbime publike që kanë nevojë për kontroll dhe vëmendje.

Sipas Ballës, bashkia e Elbasanit po bëhet gati të nisë edhe projektin e madh që përfshin rikualifikimin urban të shesheve të pallateve në çdo lagje.

“As këtë vit Bashkia e Elbasanit nuk do të bëjë pushime sepse janë me dhjetëra kantiere ndërtimi dhe shërbime publike që kanë nevojë për kontroll dhe vëmendje”, theksoi Balla.

“Së bashku me Gledin inspektuam punimet për asfaltimin e disa segmenteve rrugore në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” ku po punohet intensivisht pasi lagjet e qytetit kanë nevojë të shtuar për ndërhyrje”, u shpreh ai.

“Bashkia e Elbasanit po bëhet gati të nisë edhe projektin e madh që përfshin rikualifikimin urban të shesheve të pallateve në çdo lagje”, nënvizoi Balla.

Por, theksoi ai, “nuk duhet harruar se jashtë vëmendjes nuk janë as fshatrat”.

“Kjo ishte në fakt një rrugë që ishte e domosdoshme dhe që banorët, edhe ne deputetëve na e kishin ngritur shpeshherë sepse vitet kishin kaluar dhe amortizimi i saj ishte shumë i madh. Ajo që po ndodh në Elbasan është një proces transformimi, jo vetëm në rrugët e mëdha, por edhe në këto rrugica që janë të gjata, por dhe që duheshin riparë”, tha Balla.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja u shpreh se, “ky është një aks që lidh stacionin e Trenit me tregun, me rrugën e pazarit dhe është një aks që përdoret për banorët e lagjes, por duke qenë se është rrugë lidhëse dhe për shkak të amortizimit nuk frekuentohej nga shoferët, normalisht tani do të marrë një tjetër akses, një tjetër funksion”.