Këngëtarja e njohur Dua Lipa, ndodhet ende në Shqipëri së bashku me familjen e saj. Së fundmi, babai i saj, Dukagjini ka publikuar pak më pare një foto me kryeministrin Edi Rama në qytetin e Vlorës. “Mendoj se kam bërë një mik”, shkruan Dukagjini. Kujtojmë se Dua së bashku me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid, erdhën para disa ditësh në Shqipëri, ku u pritën nga kreu i qeverisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.