Atdheu ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Arena”, ku foli për eksperiencën e tij në “Përputhen”, ndarjen nga Sara, arsyen pse nuk flet me Andin dhe u përlot kur Antonela i përmendi të ëmën.

Antonela: A do i kërkosh falje sot dikujt?

Atdheu: I kërkoj falje mamit tim

Antonela: Kam shumë respekt për mamin dhe babin tënd se i njoh personalisht, janë njerëz të nderuar. I përshëndesim.

“I përshëndes edhe unë, sidomos mamin sepse gjithë këtë kohë s’kam pas përkushtim ndaj tyre. Por sot e tutje do i përkushtohem shumë, sidomos mamit”, tha Atdheu dhe u përlot.