Kompania ajrore kombëtare Air Albania, ka njoftuar se në datë 15 korrik linja nis fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit Zayed, Flatrat e Veriut.

Sipas njoftimit, destinacionet e para që do të nisin udhëtimet nga ky aeroport janë Zyrihu dhe Stambolli duke filluar nga 1 euro + taksat. Çmimet e publikuara nga linja ajrore janë si më poshtë: Kukës – Zyrih 12 EUR, Zyrih – Kukës 28.66 EUR, Kukës – Stamboll 12 EUR, Stamboll – Kukës 23 EUR