Një vajzë e re italiane, familja e së cilës jeton në një kështjellë të vjetër në Itali, është bërë e famshme në TikTok duke postuar video ku tregon se si është të jetosh në të vërtetë në kështjellë.

19-vjeçarja Ludovica Sannazzaro është rritur në Kështjellën Sannazzaro, që daton në shekullin XXII, pranë Monferratos, në rajonin e Piemontes. E reja, e cila studion arte në Nju Jork, është detyruar që të kthehet në shtëpinë e saj gjatë karantinës dhe nisi të bënte video për TikTok, ku tregonte përditshmërinë në kështjellën 900-vjeçare, ku kanë banuar 28 breza të familjes Sannazzaro.

Kështjella ka 45 dhoma dhe 15 dhoma gjumi, të mobiluara me stilin e shekullit XVIII dhe XIX.

Për “Insider”, Ludovica shprehet: “Kur isha e vogël, shihja filmat Disney me princesha dhe doja të isha si ato. Nuk e kuptoja që në fakt jetoja në vende të ngjashme me ato. Të gjithë duan të kenë një kështjellë, derisa e kuptojnë që interneti nuk kap, është gjithmonë shumë ftohtë, do shumë kohë për të bërë punët dhe nëse kërkon të marrësh diçka te dhoma tjetër, duhet të ecësh shumë”.