Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi po xhiron serialin e tij me titull “HOT”, ku pjesë e së cilit janë mjaft vajza bukuroshe dhe super seksi të ekranit. Por shumë pyesin se si ndihet Ami që Ermali rrethohet nga goca të tilla.

Përgjigjen e kësaj pyetje, Ami e ka dhënë në formë shakaje në rubrikën “N’femrë”.

“Unë? Pse? Ku? Si? Qysh? Tek?”, tha Ami duke qeshur.

Kasti i aktorëve të serialit përbëhet nga Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.

Po ashtu, Amarda ka zbuluar rolin e Joelit në serial si dhe ka folur për pasionin e tij, që me shumë ngjasa do të ndjekë hapat e babit në të ardhmen.

“Joelin e kemi më të integruar në fushën e aktrimit, e di ti e ke parë. Është i interesuar dhe ka qejf të rri në backstage. Tani te xhirimet e Ermalit mban çakun. Po e tërheq më shumë pjesa e backstage-it se sa ajo përpara”- tregoi Amarda.

Më herët, teksa fliste për karrierën e tij dhe vështirësitë që ka ndeshur, Ermali tregoi se prej kohësh kishte dëshirë të ketë një rol në një projekt filmik, por regjisorët shqiptar nuk e ftuan.

“Kisha shumë vite që i lutesha regjisorëve shqiptarë të më merrnin në filmat e tyre që unë të bëhesha aktor i një filmi se doja të bëja film dhe asnjëri nuk më merrte dhe thash ok po e mësoj dhe po e bëj vetë dhe i falenderoj shumë që nuk më kanë marrë sepse nqoftëse do të më kishin marrë s’do e kisha provu kurrë këtë”, u shpreh Ermal Mamaqi.