Ka njerëz manipulues dhe që arrijnë të të kontrollojnë, por ka të tjerë që nuk mund të kontrollohen, sado i aftë të jesh në këtë fushë. Sipas Astrologjisë ata i përkasin 6 shenjave të horoskopit të cilët janë zotërit e ‘tekave’ dhe fantazive të tyre. Në fakt ata duan të bëjnë të kundërtën, të dominojnë dhe t’i mbajnë vetë frerët në dorë.

Do të dish nëse je edhe ti në listë?

1-Dashi: Dashi nuk mund të ndikohet, pavarësisht se duket sikur ndikohet nga mendimet e të tjerëve. Ata kanë personalitet të fortë dhe janë gjithashtu kokëfortë. Kërkojnë që të gjejnë rrugëdalje me forcat e veta, e kështu nuk mund të bien pre e manipulimit.

2-Binjakët: Binjakët janë pak të fshehtë. Ata nuk flasin shumë ose e mbajnë mendimin për veten e tyre. Duke shmangur bisedat dhe zbulimin e planeve të tyre, binjakët zotërojnë një karakter të fortë. Ata i bëjnë njerëzit të pyesin se çfarë po ndodh në mendjen e tyre. Thënë shkurt, nuk ka ndonjë mundësi për t’i lënë të tjerët t’i kontrollojnë.

3-Peshorja: Peshoret nuk i nënshtrohen kurrë dëshirës së askujt. Ata funksionojnë më vete dhe jetojnë të izoluar. Ata besojnë në vetvete dhe e konsiderojnë vetën të vetë-mjaftueshëm dhe të vetë-varur. Ata e mbajnë jetën e tyre personale jashtëzakonisht private. Kush arrin t’i kontrollojë?

4-Akrepi: Akrepët janë mbretërit e manipulimit. Askush nuk mundet t’i mashtrojë, sado bukur apo zgjuar të luani me ta. Lojërat e tyre të mendjes janë disi të rrezikshme dhe i dinë mjaft mirë pasojat e lëvizjeve që mund të bëjnë nëse zbulojnë se dikush po mundohet t’i kontrollojë. Kanë një kornizë të theksuar të kufijve dhe nuk lejojnë askënd t’i kalojë: Mos u mundo të kontrollosh një akrep.

5-Bricjapi:Bricjapi do të përpiqet t’ju ??kënaqë por kurrë nuk do t’u nënshtrohet veprimeve tuaja. Ata i marrin vetë vendimet dhe nuk mund t’i bindni të ndryshojnë. Bricjapi konsiderohet zodiaku më i zgjuar dhe si i tillë nuk mashtrohet kollaj. Janë me këmbë në tokë dhe e dinë se çfarë po ndodh përreth: Vetëkënaqu duke menduar se po e kontrollon një bricjap!

6-Shigjetari: Edhe pse është i sinqertë dhe bën lëvizje të padjallëzuara, shigjetari nuk mund të kontrollohet, sidomos kur vjen puna tek vendimet. Të dëgjojnë, të marrin mendim, por nuk i përmbahen asaj që sugjeroni nëse nuk përputhet me mendimet e tyre. Në fakt ata posedojnë tiparin e pakntrollueshmërisë.