Vaji i ullirit zë një vend të rëndësishëm në dietën mesdhetare dhe për një arsye të mirë. Është i pasur me vitamina A, D, E dhe K, antioksidantë dhe shumë lëndë ushqyese të tjera, të nevojshme për shëndetin e trupit. Por është po aq e dobishme për lëkurën. Vaji i ullirit ka veti antibakteriale si dhe përmban acide yndyrore të pangopura të cilat depërtojnë thellë në lëkurë, duke ofruar hidratim. Disa mënyra si ta përdorni për kujdesin ndaj lëkurës.

Hidratues shtëpiak Me një përbërës të thjesht mund të bëni hidratuesin shtëpiak për kujdesin ndaj lëkurës. Përziejeni me pak lëng limoni dhe kastravec dhe miksojini në blender.

Pastrim shtëpiak për të gjithë trupin Përzieni dy lugë vaj ulliri me dy lugë sheqer. Aplikojeni në të gjithë trupin ose fytyrën dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët.

Përdoreni si zbutës për buzët Për të parandaluar tharjen e buzëve, aplikoni pak vaj ulliri dhe lëreni të veprojë për disa orë.

Përdoreni për thembrat e çara Aplikoni pak vaj në një copë pambuku tek thembrat pasi zbut çarjet dhe heq qelizat e vdekura.

Përdoreni si balsam për flokët Përzieni 1/2 filxhan vaj ulliri dhe më pak se 1/2 filxhan mjaltë derisa të bëhet një masë homogjene. Aplikojeni në flokë të lagur, mbajeni për pak kohë dhe më pas lajini flokët si zakonisht.