Jo të gjithë kemi dëshirë të zgjohemi herët për të shijuar ditën apo për të ushtruar aktivitete fizike që në orët e para të mëngjesit. Ka nga ata persona që mendimet dhe idetë u vijnë pikërisht në orët e vona të natës ndaj dhe nuk ngelen mjaftueshëm orë për të shijuar gjumin e mëngjesit pasi duhet të cohen për në punë. Por gjithmonë ka një zgjidhje, dhe këtu do të listojmë jo një por 3 të tilla:

Lëreni gjakun të qarkullojë si duhet: Të ndihmoni gjakun në fytyrën tuaj të qarkullojë sa më mirë do e ndihmoj atë të duket e fresket dhe plot jetë. Ka produkte për kujdesin ndaj fytyrës që ja u lejojnë këtë gjë.

Efekti i syve të mëdhenj: Pasi kemi hequr të kuqen nga pagjumësia dhe kemi berë gjakun të qarkullojë për një fytyrë që shkëlqen, tani duhet të kujdesemi për make up-in e syve. Duke i berë ata të duken të mëdhenj më anë të lyerjes me penel dhe rimel, do të dukeni sikur jeni zgjuar në 11 të paradites!

Lyeni buzët me ngjyra të ndezura: Një nga truket më të vjetra që njihet në të gjithë vendet e botës është pikërisht ky. Nqs buzëkuqi ju ikën pas disa orësh zgjidhja është që të përdorni një zbutës herë pas herë.