Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë realizuar 2, 866 teste, prej të cilave 26 raste kanë rezultuar pozitivë për Covid.

Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë v kt imë. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se tetë pacientë e kanë fituar betejën me koronavirusin. Sakaq që nga fillimi i pandemisë numri i të prekurve ka arritur në 155, 866 persona, ndërsa 5, 487 kanë humbur jetën.