Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata pasi të gjitha ndryshimet e bërë në statutin partisë nuk janë dorëzuar në Gjykatën e Tiranës ashtu sicc parashikohet nga Ligji. Deklaratën e bëri në Report Tv, anëtari i grupimit “Për PD-në”, Edvin Kulluri.

Kulluri thotë se kandidati i përjashtuar nga gara në Partinë Demokratike Ibsen Elezi ka paraqitur një padi në gjykatë për anulimin e këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij Elezi ka dërguar në gjykatë padinë pasi PD-ja ka ndryshuar disa herë statutin e PD-së, por nuk e ka depozituar në Gjykatë dhe kjo sipas tij, i bën zgjedhjet të pavlefshme.

“Kandidati Elezi ka bërë një padi për të ndaluar zgjedhjet. Kjo është një parti që shkel ligjin mbi të cilin funksionon vetë. Partitë politike janë të detyruara të dorëzojnë në gjykatë çdo ndryshim statutor që bëhet nga institucionet e saj dhe kjo nuk është bërë. Sot ka një seancë paraprake të kësaj padie. Normalisht çdo gjyqtar në Republikën e Shqipërisë duhet të ndalojnë procesin pasi i gjithë procesi në vetvete është nul”, tha Edvin Kulluri.