Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka mbështetur hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve.” – shkruan Price në Twitter.

Postimi i plotë:

Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve.